Christian Panucci

Zbulohet emri i trajnerit të ri të kombëtares

Christian Panucci pritet të vijë në krye të kombëtares shqiptare. Dhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ai do të jetë emri më i sigurt në krye të ekipit kuqezi. Pasardhësi i Gianni de Biasit, Panucci ka lindur më 12 Prill 1973 në Savona. Ai është drejtues sportiv, ka punuar si trajner dhe futbollist. Pas një karriere të pasur sportive në vendin e tij, Panucci ka patur rolin e zv.trajnerit të kombëtares ruse, të cilën e lë pas dy vitesh, për mungesa në paga. Me 2015 bëhet trajner i Livornos. Ka punuar dhe si opinionist në emisionet sportive italiane dhe ka marrë pjesë aktivisht nëpër spektakle. Trajneri i kombëtares, de Biasi dha dorëheqjen nga posti, duke e komentuar këtë me një: "besoj se ka ardhur momenti që të largohem për të kërkuar sfida të reja". De Biassi do të mbahet mend si një histori suksesi për ekipin tonë, dhe sportëdashësit shqiptarë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet