
10 tunele të mrekullueshme pemësh, ja ku mund t'i gjeni
Tunelet e pemëve shpesh ju bëjnë të ndiheni më të sigurt, sikur degët janë shtrirë për të formuar një rrugëpër t’ju mbrojtur. Është si të ecësh në një përrallë zanash të vërteta. Këtu janë 10 vende ku ju mund ta pëjetoni këtë ndjenjë të këndshme.
1. Camas, Wash
Kjo rrugë e mbuluar me borë gjendet në qytetin e Camas, Ëash, që ndodhet përgjatë lumit Columbia. E vecanta e këtij tuneli janë pemët shumë të larta që shpesh gjenden të mbuluara me borë duke krijuar një pamje fantastike.
2. Hokkaido, Japoni
A nuk do të donit të ecni nëpër këtë tunel pemësh të zjarrtë në Hokkaido, Japoni? Konsiderohen si tunele të zjarrta pasi gjethet e pemëve të cilat ndërtojnë tunelin janë të kuqe flakë.
3. Jyväskylä, Finlandë
Pylli përrallë në Finlandë. Është fiks si në përrallë. Tërësisht i bardhë nga dëbora e madhe, me pemët shumë të larta tërësisht të zbardhura.
4. Halnaker, Angli
Një pamje fantastike për një shëtitje perfekte. Toka së bashku me pemët duket sikur kanë krijuar një tunel. Në periuhdën e vjeshtës pamja bëhet e mrekullueshme për shkak të kombinimit të ngjyrave të gjetheve.
5. Stranocum, Irlanda e Veriut
Ky tunel i pemëve të ahut në Irlandën e Veriut njihet është i karakterizuar nga errësira që mbizotëron në këtë zonë në cdo moment të ditës. Kjo pasi pemët vërtet shumë të larta nuk lejojnë që drita të hy në tunelin e krijuar nga to.
6. Inverness, Calif
Pemët selvi formojnë natyrshëm një tunel në Bregun Kombëtar të Point Reyes.
7. Klevan, Ukrainë
Pamja tërësisht e gjelbër në Ukrainë është e njohur si 'Tuneli i Dashurisë' për shkak të pamjes së pamohueshme romantike.
8. Lucca, Itali
Fshati i çuditshëm toskan i Luccës është praktikisht i mbushur me tunele pemësh të cuditshme.
9. Venlo, Holandë
Tunele me pemë ë larta të cilat duket sikur janë krijuar me dorë kryesisht në periudhën e dëborën kur dallohën më së shumti.
10. Kopenhagë
Pemë jeshile të larta që formojnë tunele mahnitëse.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet