10 vendet që nuk duan t'i vizitojnë të huajt

Turizmi është kthyer në një minerë ari për kohën e vet, ndërsa shumë vende përreth botës janë duke pritur vizitorë me krahët hapur. Megjithatë, janë disa vende në glob, të cilat kanë vendosur të jenë pa mijëra të ardhur nga jashtë. Këtu është lista me 10 vendet të cilat kanë mbyllur dyert e tyre për amerikanët dhe për shumë kombe të tjera botërore.

Arabia Saudite

U kërkon të gjithë vizitorëve të kenë një sponsor me qëndrim të ligjshëm ose qytetar arab. Madje, edhe nëse dikush të sponsorizon, nuk ka asnjë garanci se do të kesh në dorë vizën, ndërsa procesi i aplikimit për vizë është tejet i ndërlikuar dhe shumë përzgjedhës.

Irani

Vendi nuk ka disa prej ambasadave më të rëndësishme të botës, duke përfshirë edhe atë amerikane, falë situatës së marrjes peng të punonjësve të ambasadës në vitin 1979. Nëse dikush ka arritur të sigurojë një vizë në vendin e vet apo nëpërmjet ambasadës pakistaneze, duhet patjetër të tregojë se është duke udhëtuar me një grup turistik.

Koreja e Veriut

Ky vend u kërkon vizitorëve të kenë një paketë të plotë turistike përpara se të shkojnë për të vizituar vendin. Gjatë qëndrimit atje, duhet patjetër të qëndrosh me grupin turistik gjatë gjithë kohës. Pjesa më e madhe e turistëve, duhet fillimisht të kalojnë nga Rusia ose Kina para se të shkelin vendin e ndaluar.

Siria

Vendi ndodhet në konflikt të ashpër, por nëse kjo nuk e tremb dikë, problemi është thuajse tejet vështirësia e marrjes së vizës. Përderisa viza duhet të aprovohet nëpërmjet një procesi të gjatë dhe tëpër të vështirë, shumë vizitorë nuk kanë dashur të humbasin aq kohë duke e ndalur procesin dhe mos dashur marrjen e vizës.

Kuba

Marrdhëniet mes kubës dhe një pjese të vendeve të mëdha, duket se janë qetësuar dhe ujërat kanë nisur të qartësohen. Por, rregullat e reja në lidhje me udhëtimet në vendin ishullor, nuk pranojnë për një vend me palma apo një vend nga karaibet për të bërë gati fluturimin. Derisa të provosh se do të shkosh në Kubë për një vizitë zyrtare, duhet të presësh kush e di sa gjatë deri në përfundimin e procesit të aplikimit dhe marrjes së vizës.

Somalia

Vendi është i njohur për numrin e madh të piratëve përreth detit që e rrethon vendin, duke qenë një arsye e mirë për të mos shkuar atje. Por edhe nëse arrin të kalosh linjën e piratëve, do të duhet patjetër një sponsor dhe ftesë zyrtare për të vizituar vendin.

Angola

Nëse Angola është njëri ndër vendet e listës tuaj për të udhëtuar, duhet të përqëndroheni mire dhe të mësoni gjëra për vendin para se të shkoni atje. Përpara aplikimit për vizë, duhet të paguani tarifën e aplikimit dhe tarifën e ftesës që ju bëhet, pa harruar biletat e avionit dhe qëndrimit në hotel.

Republika e Afrikës Qëndrore

Si njëri nga vendet me jo shumë përfaqësi diplomatike, një pjesë e mirë e turistëve duhet të kalojnë përmes ambasadës franceze për vizë. Shto edhe faktin se kufijtë mes RAQ-së janë shumë të kontrolluar dhe strikte, duke përfshirë edhe kufirin me vendin fqinj Çad. Madje, ky është njëri ndër vendet që nuk i ka shumë në preferencë të huajt.

Libia

Libia dhe ShBA-ja apo edhe një pjesë e vendeve të mëdha, kanë patur probleme për shumë e shumë vjet. Pa patur një vizë, shtetasit amerikanë dhe të shumë vendeve perëndimore, kanë shumë pak mundësi të hyjnë brenda vendit dhe kjo për shkak të një lufte të madhe dhe ndjenjave anti-perëndimore si dhe nivelit të lartë të krimit.

Algjeria

Algjeria është një tjetër vend i cili u kërkon vizitorëve të paguajnë për gjithçka në udhëtimin e tyre para se të mbërrijnë në vendin afrikan. Fillimisht, bëj regjistrimin e hotelit dhe merr certifikatën e akomodimit. Në momentin që në dorë do të kesh këtë dokument, duhet të kontaktosh me një agjenci udhëtimesh për të siguruar ftesën. Më pas, vjen edhe aplikimi për vizë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet