21 milionë e 300 mijë Lekë për qëndrën e Krujës

Qyteti i Krujës shumë shpejt do të jetë një qendër të rikualifikuar si dhe një rrugë hyrëse për në qytet të rikonstruktuar, falë financimit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2016, me vlerë 366 milion e 281 milion lekë dhe prej tij përfitojnë mbi 17 mijë banorë të Krujës.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, ka parë nga afër punimet që po kryhen, ku ka thënë se përmes këtij projekti përfitojnë 17 mijë banorë si dhe mijëra turistë që e vizitojnë Krujën historike.

“Një projekt ambicioz dhe multifunksional që do t’i shërbejë shumë mirë qytetarëve të Krujës dhe turistëve që vijnë këtu. Parkimi nëntokësor, rregullimi i rrugës hyrëse dhe krijimi i hapësirave me ndriçim dhe gjelbërim do e bëjnë këtë qytet me tërheqës për qytetarët. Kruja e meriton këtë investim për vetë vlerat historike dhe kulturore që ka dhe mua më vjen mirë që Qeveria Rama e ka mbështetur vazhdimisht këtë bashki.Sërish Rilindja Urbane dhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve do të mbështesin të gjitha bashkitë që kanë projekte konkuruese dhe me impakt social dhe ekonomik në jetën e qytetarëve”, tha Ministrja Gjermeni gjatë inspektimit.

Kryebashkiaku Bushi tha se, projekti synon mes të tjerash edhe përmirësimi e situatës ekzistuese të qarkullimit rrugor dhe mundësinë e posteve të parkimit për zonën.

21 milion e 300 mijë lekë është fondi i akorduar nga MZHU për këtë projekt, i cili pritet të përfundojë në fund të muajit Shtator.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet