31 shtetet ku jetohet më mirë

Çdo vit, Instituti Legatum, me qendër në Londër, publikon treguesit vjetor global te prosperitet, një studim i madh që rendit vendet më të begatë në botë. Shuma e parave që një vend ka është një faktor i prosperitetit, por Instituti Legatum konsideron më shumë se kaq në renditjen e saj.

Organizata krahason 89 variabla për të dalë në përfundim me listën e saj. Këto variabla përfshijnë indikatorët tradicionale si Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe numri i njerëzve në punë me kohë të plotë, si dhe opsione më interesante të tilla si numri i serverave të sigurt dhe sa mirë ndjehet popullata në ditë të zakonshme.

Variablat janë të ndarë pastaj në 8 nënindekse: ekonomia, sipërmarrja e mundësitë, qeverisja, edukimi, shëndeti, siguria dhe rendi, liria personale dhe kapitali social. Indeksi ka studiuar 142 vende të cilat kanë të dhëna më të plota, më poshtë keni 31 shtetet ku niveli performancës është më i lartë. Në vendin e 31 është e renditur Estonia, në vendin e 30 Emiratet e Bashkuara Arabe, në vendin e 29 Polonia, në vendin e 28 Koreja e Jugut, në të 27 Portugalia, në të 26 Republika Çeke, në të 25 Slovenia, në të 24 Spanja, në të 23 Malta, në të 22 Franca, në të 21 Taiwan, në të 20 është renditur Hong Kong, në të 19 Japonia, në të 18 Belgjika, në të 17 Singapori, në të 16 Austria, në të 15 Anglia, në të 14 Gjermania, në të 13 Luksenburgu, në të 12 Islanda, në të 11 Shtet e Bashkuara të Amerikës. Dhe tani le të hyjmënë top dhjeshen e vendeve ku jetohet më mirë,duke fillar nga Iralanda që qëndron në vendin e 10, më pas kalojmë tek Filanda që pozisionohet në vendin e 9, në të 8 është Hollanda, e renditur e shtata qëndron Australia, në vendin me numrin 6 qëndron Kanadaja, në të pestin Suedia. Dhe katër vendet ku jetohet më mire janë Zelanda e Re në vendin e katërt, Danimarka në të tretin. Ndërsa vendi i dytë ku jetohet më mire është Zvicra. Si përfundim vendi I renditur i pari nga Instituti Legatum është Norvegjia. Klima e vendit skandinal është cilësuar si klima më e shëndeshme, për shkak të ajrit shumë të pastër dhe mos të harrojmë pa përmendur nivelin e lartë të pagave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet