5 vendet perfekte për pushime në janar

Jo të gjithë kanë kohë që përgjatë festave në dhjetor të bëjnë disa ditë pushime. Shumë prej nesh festat na gjejnë në punë për ti shërbyer atyre që janë pushim. Kështuqë lejen për disa ditë shplodhjeje mund ta marrim vetëm në janar. Kështu ky artikull ju ndihmon për disa opsione për të kaluar ca ditë pushimi në vendet perfekte për muajin janar. Por nëse ka edhe nga ata që kanë nevojë për pushime pas pushimeve lexoni artikullin. Në të vërtetë festat e fundvitit për shumë njerëz janë lodhje ndaj i kemi disa ide për ta nisur vitin mbarë. 5 vendet për të kaluar pushimet e janarit:

1.Kolorado

Nuk është sekret se Kolorado është vendi më i mirë për të bërë ski në SHBA. Një ngjarje e rëndësishme e dimrit në Kolorado, është festivali vjetor i sporteve dhe muzikës përfshin garat me ski dhe muzikë mbarëbotërore. Nëse jeni të apasionuar pas skive ky është vend ii duhur.

2.Tailandë

Nëse keni nevojë ti largoheni ftohtit plazhet e Tailandës janë një ide perfekte. Temperaturat janë të ngrohta. Tailanda është dyfishi i madhësisë së Mbretërisë së Bashkuar me 77 provinca. Ka shumë për të parë në Tailandë. Brendësia e ishullit është e mbushur me ujëvara, duke e bërë të përsosur një udhëtim.

3.Montreal

Montreal është një ide perfekte për udhëtime në janar. Por ajo që duhet të dini është se atje bën vërtet shumë ftohtë. Pra duhet të përgatiteni për të marrë veshjet e duhura.

4.Puerto Vallarta në Meksiko

Puerto Vallarta është një qytet i bukur turistik në bregun e Paqësorit të Meksikës. Temperatura të ngrohta, me pikun e turistëve në sezonin e dimrit. I njohur për plazhet e tij, zona e Puerto Vallarta e Bahía de Banderas nuk do t’ju zhgënjejë. Ka shumë mundësi për udhëtime të shkurtra ditore, nëse dëshironi të dilni nga qyteti dhe të eksploroni.

5. Kenia

Në mes të një periudhe të gjatë shiu, janari është një muaj relativisht i thatë në Kenia, i mbushur me ditë më së shumti të ngrohta dhe me diell. Ka edhe shumë muze, galeri dhe parqe që ju mbajnë të zënë gjatë qëndrimit tuaj. Muzeu Kombëtar i Nairobit dhe Galeria Kombëtare janë të vlefshme për tu vizituar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet