BE publikon listen e re me vendet ku lejohet udhëtimi, Shqipëria jashtë liste

Këshilli Europian ka publikuar listën e vendeve jashtë BE-së, për të cilat do të hapen kufijtë dhe do lejohet udhëtimit. Kufijtë mbeten të mbyllur për Shqipërinë dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BEsë. Lista do të përditësohet përsëri pas 2 javësh. Duke filluar nga 1 korriku, shtetet anëtare të BE-së filluan gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për banorët e disa vendeve të treta.

Vendet me të cilat u hapën kufijtë nga data 16 korrik janë:

Algjeria

Australia

Kanadaja

Gjeorgjia

Japonia

Maroku

Zelanda e Re

Ruanda

Korea e Jugut

Tajlanda

Tunizia

Uruguaji

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet