Pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit

Covid, Mali i Zi mbyll kufinjtë me Shqipërinë

Mali i zi ka rishikuar listën e vendeve të cilat lejohen të hyjnë në territor, në kuadër të luftës kundër koronavirusit COVID-19.

“Nisur nga numri në rritje i shtetasve të infektuar aktiv në vendin tonë, që aktualisht e kalon numrin 700 (limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100.000 banorë), autoritetet malazeze kanë vendosur të mbyllin kufijtë tokesorë me Shqipërinë dhe të lejojnë hyrjen tranzit në territorin malazez vetëm për shtetasit që prezantojnë në kufi dokumentin e testimit negativ ndaj COVID-19, të bërë brenda 48 orëve. Lajmi u bë i ditur nga burime pranë Ministrisë së punëve të jashtme. Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion apo nevojë thelbësore, si: profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë; personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti; diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre; kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit; si dhe personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet