Fillojnë garat ujore, këtë vit mblidhen në Gjirin e Vlorës

Këtë verës të gjithë të apasionuarit pas garës më varka dhe sporte të tjera ujore mblidhen tek Gjiri i Vlorës. Pushuesit dhe turistë e shumtë në Vlorë shijuan gjatë kësaj fundjave një pamje të mrekullueshme të Gjirit të Vlorës ku anijet me vela dhuronin një spektakël, i cili ndërthurej mrekullisht me ujërat e kristalta që ky vend ofron. Ky event gjithashtu bën të mundur që Vlora të ketë për herë të parë turizëm elitar për një kategori të caktuar, varkat me vela. Në këtë edicion të dytë, ky event vjen me një itinerar të plotë dhe me risi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet