Fluturime drejt Austrisë, Italisë dhe Gjermanisë

Tirana International Airport njoftoi sot se 3 fluturime janë konfirmuar vajtje-ardhje për ditën e nesërme drejt Austrisë, Italisë dhe Gjermanisë.

Sipas TIA-s, fluturimet janë me Wizz Air, Tiranë-Vjenë dhe kthim si dhe riatdhesime përmes Air Albania, në linjat Tiranë-Romë dhe Tiranë-Frankfurt.⠀

Kompania u bën thirrje pasagjerëve që të zbatojnë masat që frenojnë përhapjen e COVID-19, ndërsa u rikujton se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

TIA bën të ditur se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet euorpiane.⠀⠀

Sipas TIA-s, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë. /a.gjonaj/ /a.g//r.e/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet