Gati restaurimi i Kishës së Sergjit dhe Bakut në Himarë

Kisha e Sergjit dhe e Bakut, monument kulture i kategorisë së parë, që ndodhet në brendësi të kalasë së Himarës pritet t’i nënshtrohen së shpejti projektit të restaurimit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro bën të ditur se: “në vijim të punës me fshatrat e Bregut, Kalaja e Himarës ka potencialin të rijetëzohet duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike. “Kalaja e Himarës, me një krah nga Skutaraja e Qafë Vishës, me sytë nga deti mbi Livadh, braktisur nga banorët në fund të viteve 40′ mbetet një sit shumë interesant, ndonëse një pjesë e madhe është në gjendje rrënoje. Vizitorët shtohen dhe interesi për rijetëzim gjithashtu”, shprehet Kumbaro. Pas studimit të kryer nga Prof Pirro Thomo, kalaja e Himarës u shpall Qendër Historike 1 vit më parë. Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut e shpallur monument kulture i kategorisë së parë është atraksioni turistik në bregdetin e Himarës, ku përveç bukurive të bregdetit jonian, turistët mund të prekin nga afër kulturën dhe trashëgiminë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet