Ide për të djelën? Fundjava në Pezë është zgjedhja e duhur

Nëse doni të kaloni një të djelë larg zhurmave, ajrit të ndotur, dhe më afër gjelbërimit dhe qetësisë lexoni aatikullin tonë që do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur. Natyrë, kulturë, peshkim, histori dhe kulinari, do ti gjeni të gjitha në Pezë. Ne do t’ju njohim jo vetëm me vendet ku mund të kaloni një ditë të këndshme, por edhe pak histori.

“Mirë se vini në Pezën tonë heroike, historike, martire e miqësore. Pezën e natyrës së qeshur. Pezën bujare e mikpritëse.” E nisim kështu udhëtimin tonë drejt Pezës, me këto fjalë kaq mikpritëse që gjenden në fletushkat që shkurtimisht përmbajnë historinë e Pezës dhe bukurinë e saj natyrore të cilat u shpërndahen çdo vizitori që shkon në Pezë. Vetëm 19 km larg qendrës së Tiranës, ndodhet Peza një vend që nuk të ofron vetëm një fundjavë të qetë në natyrën e mrekullueshme larg zhurmës e ndotjes, por një histori, ngjarje të rëndësishme jo vetëm për Pezën po për historinë e gjithë vendit tonë.

Njësia administrative e Pezës përfshin 8 fshatra, por kryeqendër e kësaj zonë është Pezë e Madhe, të cilin e bën të madh jo vetëm emri por edhe historia e saj. Dhe kjo dëshmohet më së miri jo vetëm në dokumentat e shkruara, por gjithashtu ne muzetë e ndryshme historike që ndodhen në Pezë, ku banorët e kanë përçuar me fanatizëm brez pas brezi jo vetëm tek të rinjtë që i perkasin atij vendi por gjithashtu tek shumë vizitorë shqiptarë apo të huaj.

Peza është ndër të pakta zona në të cilën gjenden muze të ndryshme per historinë, Muzeu Historik i Pezës dhe Qendra e Kulturës në të cilën zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, Muzeu Historik për Konferencën e Pezës, por gjithashtu një park me një sipërfaqe 7.5 h i mbuluar me pyje dhe gjelbërim, një kala që gjurmët e para takojnë periudhës së Bronzit, e cila perfaqëson qendrën e vetme urbane të pellgut të Tiranës në vazhdimësi jete kaq të gjatë, dhe liqeni Fjollë.

Sa hyjmë në Pezë bie në sy busti i Myslym Pezës i njohur edhe si Bab Myslymi I cili dha kontributin e tij të paçmueshëm për çlirimin e vendit dhe krijimin e Cetës së parë Patriotike Antifashiste, e para në Shqipëri, Ballkan dhe Europë. Pak minuta me tutje do të hyjmë në Parkun e Pezës, ku do të keni mundësinë të të kaloni një ditë sipas deshirës suaj. Mund të bëheni pjesë e aktiviteteve me lojra për fëmijë apo të rritur, mund të vraposh në ajrin e freskët e të pastër, të bëhesh pjesë e garave me ciklistë aktivitet ky i organizuar nga bashkia, të gatuash në zgarë me familjen ose shoqërine, apo të bëhesh pjesë e hipizmit, një aktivitet që nuk të ofron vetëm shëtitje me kuaj por gjithashtu edhe kurse hipizmi.

Tradita në Pezë vazhdon të ruhet e të trashëgohet deri tek brezat me të rinj, dhe kur flasim për traditë e kemi fjalën për veshjet tradicionale popullore që nuk mungojnë në asnjë gëzim së bashku me vallen e vjetër tiranase, muzika një trashëgimi e vyer për pezakët.

Vështirë se do te gjesh një familje në Pezë që nuk ka një fizamonikë apo mandolinë. Pa lënë pas edhe kulinarinë një pjesë e rëndësishme e traditës që ofrohet në lokalet që gjenden në Pezë. Pjesën e parë të ditës e ideuam kështu, ndonëse parku të jep mundësinë që cdokush mund të gatuaj sipas dëshirës ushqimet e tij në zgarë apo të marra nga shtëpia duke i shmangur lokalet. Nëse dikush nuk është ende i kënaqur ne largohemi disi nga qendra për të vizituar një tjetër zonë, liqenin i cili ndodhet poshtë kalasë. Liqeni përdoret për vaditje dhe peshkim nga banorët dhe vizitorë të ndryshëm të apasionuar pas peshkimit.

Peza nuk ofron vetëm hapësira për familjarët. Nëse dita kalon më së miri me aktivitete e ndryshme ku secili mer pjesë aty ku dëshiron, nata patjetër ofon mundësi të tjera për të rinjtë por jo vetëm. Prej disa kohësh e organizuar në një mënyre krejt të vecantë cdo fundjavë mund të kalosh një natë të këndshme ne hapsirën e blertë me muzikë live me zërat më të mirë të rrokut shqiptar.

Karaoke dhe party ku çdo kush mund të defrehet pa asnjë kompleks. Një festë e kthyer në traditë është 16 shtatori I cdo viti është Peza n’Fest. Një organizim nga bashkia e Tiranës Festa e Pezës nis që në mëngjes herët me përfaqësues të ndryshëm të shtetit, veteranë dhe pjesmarrës nga I gjithë vendi për të kujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë, Konferencën e Pezës së 16 shtatorit 1942.

Një festë që tani i përket cdo grupmoshe, dhe secili mund argëtohet sipas dëshirës, të marrë informacionin që dëshiron për këtë festë, të vizitojë muzeumin në të cilën është mbajtur Konferenca, apo të zbardhë mëngjesin nën ritmet e muzikës në koncertin që zhvillohet për të rinjtë. Kjo është Peza. Ndër të pakta vende që nuk karakterizohen nga madhësia, por nga shumëllojshmëria e mundësive për ta bërë ditën sipas dëshirës. Një mozaik ku secili përzgjedh hapësirën e vet për t'u kënaqur.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet