Ja 7 destinacionet më ekonomike për verën e 2016ës

Nëse jeni në vështirësi për të zgjedhur se ku do të kaloni pushimet verore, atëhere hidhini një sy listës së Bussines Insider. Në listë janë renditur ato destinacione ku ju nuk do të shpenzoni shumë. Bussines Insider në llogaritjet e saj ka përfshirë koston e udhëtimit por edhe të qëndrimit në këto vende.

1) Qyteti europian më ekonomik është Budapesti

Budapesti konsiderohet si një nga qytetet më romantikë por edhe të ndotur njëkohësisht. Për të shkuar në Budapest, ju duhet të llogarisni 50 euro dita, ku janë të përfshirë ushqimi si dhe udhëtimet me taksi.

2) Destinacioni bregdetar më i lirë është Tenerife

Bregdeti i Spanjës ofron pushime të paharrueshme dhe një nga këto destinacione është dhe Tenerife. Nesë doni të shkoni atje për pushime ju duhet të llogarisni 72 euro dita. Çmimet e shtëpive në Tenerife janë konkurues, ndërkohë që çmimet për shërbimet e tjera janë tepër të favorshme.

3) Udhëtime të lira për në Bangkok

Tailanda është destinacioni për ata që duan të kalojnë pushime të paharrueshme shumë larg vendit të tyre. Për vetëm 75 euro, ju mund të vizitoni tempujt e lashtë, të provoni ushqime të jashtëzakonshme.

4) Aventura në Vietnam

Për ata që adhurojnë natyrën, Vietnami është destinacioni më i përshtatshëm. Ju mund të shijoni udhëtimin me varkë në lumin Mekong, i cili përshkon Hanoin. Gjithashtu sytë tuaj do të kënaqen nga gjelbërimi i pakufishëm. E gjitha kjo ju ofrohet për vetëm 78$ dita.

5) Si të shpenzojmë pak në Cape Town

Kryeqyteti i Afrikës së Jugut është tepër kompleks. Ai është destinacioni i përkryer për ata që adhurojnë jetën e metropolit. Mjafton vetëm të keni 81$ në xhepin tuaj.

6) Fari sekret i Portugalisë

Ky është destinacioni i duhur për ata që adhurojnë sërfin. Ky qytet port mbledh shumë zemra të vetmuara ga të gjithë vendet e botës. Për të shkuar këtu nuk mjafton të keni një buxhet shumë të madh, mjafton vetëm 95$.

7) Aucklandi është qyteti që duhet të vizitoni me patjetër gjatë verës së këtij viti.

Ky qytet i Zelandës së Rë, ju ofron fluturime të jashtëzakonshme nga ajri. Me vëtëm 90 euro në ditë, ju do të mbuloni, darkat, shëtitjet, blerjet nëpër qëndrat tregtare, si dhe mund të vizitoni muzetë e shumtë. Gjithashtu ju mund të sodisni natyrën ekstreme në rrethinat e qytetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet