Nesër fillon në Romë Expo Turizëm Gay

Masakra e Orlando-s, që ndodhi në prag të festimeve Pride në të gjithë botën, ka indinjuar gjithë komunitetin LGBT, që me shumë kurajo po shikon përpara. Pikërisht në Romë, po mbahet një evenimet për atë që çdo vit zhvillohet përherë e më shumë. Bëhet fjalë për Expo Turizëm Gay, duke ndjekur mesazhin e presidentit te Shoqatës botërore të turizmit për personat gay dhe lezbike, John Tanzella: "Turizmi na ndihmon të ndërtojmë një botë më mikpritëse, tani është më e rëndëishme se kurrë të qëndrojmë të bashkuar kundër atyre që duan ta shohin popullin Lgbt të jetojë nën terrorr".

Shumë homoseksualë udhëtojnë nëpër botë me rastin e ditëve të Pride, duke mbushur hotele që prenotohen shumë kohë më përpara. Më 19 Qershor fillojnë festimet në Milano Pride Week 2016 (18-26 qershor).

Ky turizem është në rritje të vazhdueshme, sipas raportit të 20të të turizmit Lgbt. Mes qyteteve, më i preferuara për këtë turizëm janë New Yorku, që ndiqet më pas nga Los Angeles, San Francisco, Las Vegas dhe Chicago. Pas Shba-ve, vendet më të frekuestuara në Europë janë: Anglia (7%), Franca (6%), Gjermania dhe Italia (5%), Spanja (4%) dhe Holanda (3%).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet