Londër, hapet restoranti i parë nudo

Në Londër është hapur një restorant ku mund të hani vetëm nudo. Që në momentin e hapjes Bunyadi ka pasur një boom prenotimesh me mbi 10 mijë persona. Rregullat e restorantit janë të qarta, nuk lejohen rrobat, smartphonët dhe elektriciteti. Të gjitha ushqimet në këtë restorant do të jenë krudo, ndërkohë që pjatat do të jenë prej argjili dhe tavolinat prej druri. Natyrisht, do të mungojë rehatia e restoranteve prej druri, pasi këtu është përjashtuar çdo gjë bashkohore dhe moderne. Restoranti do të ketë edhe ambiente për ata që duan të ndërrohen, si dhe për ata që duan të hanë të veshur.

Ambienti dhe atmosfera në këtë restorant do t’ju bëjnë të ktheheni prapa në kohë, teksa i gjithë vendi është dekoruar me dru bambuje. Nëse ju bie rruga nga Londra, nuk duhet të humbni mundësinë për të shijuar një vakt në këtë restorant, pasi edhe çmimet janë të përballueshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet