Mbi 1 miliardë Euro solli turizmi në vend

Turistë, përfshi emigrantë dhe shqiptarë, apo të huaj që erdhën në vendin tonë për të kaluar pushimet, kanë shpenzuar mbi 1 miliardë e gjysëm Euro gjatë vitit 2016. Këto para janë shpenzuar për pushime, biznes apo qëllime të tjera. Turizmi ishte një nga sektorët që u godit më fort nga kriza financiare. Pas 2009tës, të ardhurat udhëtimet e jorezidentëve në ekonominë shqiptare ranë për 4 vite me radhë duke zbritur deri në 1.1 miliardë Euro në 2013tën. Dalja e Eurozonës nga kriza, por edhe rritja së fundi e interesit për Shqipërinë në tregun global turistik, ka shtuar përfitimet financiare për ekonominë duke e shndërruar turizmin në sektor udhëheqës të rritjes ekonomike. /topchannel/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet