Mira qyteti antik i Turqisë, tërheq turistët e huaj

Shteti turk ka shumë qytete antike të cilat janë të mrekullueshme nga ana arkitektururore megjithwse shpesh herë janë krijuar si pasojë e shkatërrimeve të ndodura shumë vite më parë. Shumë vende, një ndër to dhe Mira shprehin shumë nga ana e arkitekturës, por gjithashtu tregojnë edhe shumë histori. I krijuar në shekullin VI para erës tonë, ky qytet është kthyer në një pikë atraktive turistike e cila së fundmi po vizitohet shumë. Ky qytet ofron pamje të Romës së lashtë dhe I ndërthur ato me element të bukura të natyrës e cila shfaqet si një peisazh madhështor. Ndryshe nga vitet e tjera kur turistët dyndeshin drejt Stambollit, apo Ankarasë, këtë herë ata kanë bërë një zgjedhje tjetër, më pak të bujshme por shumë interesante. Ky vend të magjeps me thjeshtësinë dhe nga ana tjetër të njeh me mënyrën sesi jetohej në lashtwsi, gjë e cila kuriozon turistët nga shumë vende të botës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet