Nga Bjeshkët e Namuna tek plazhet në Jug, Shqipëria duhet vizituar këtë verë

New York Daily News e ka renditur Shqipërinë në vendin e 50 vendeve absolutisht për tu vizituar gjatë 2019. "Në Shqipëri ka disa ngjitje çuditërisht të mrekullueshme në pjesën veriore të vendit, që quhen Bjeshkët e Namuna", shkruan gazeta amerikane. Me një vit të ri vijnë fillime të reja; është koha për të vizituar disa prej atyre gjërave të pabesueshme që keni dashur gjithmonë të bëni nga lista juaj. "Shqipëria ka disa ngjitje çuditërisht të mrekullueshme në pjesën veriore të vendit në Bjeshkët e Namuna. Ju mund të vizitoni Valbonën, Thethin ose Lëpushën dhe të bëni ngjitje në zonat me majat madhështore përreth jush", thotë konsulenti i zhvillimit të turizmit, Audrey Scott. “Ose mund të filloni një aventurë më të gjatë dhe të realizoni një version të modifikuar të Peaks of the Balkans Trek që ju merr dhe ju çon përmes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Pastaj, pasi të keni eksploruar malet, drejtojuni plazheve të jugut apo pushoni edhe në detin Adriatik”, shprehet Scott.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet