Njerëzit kanë frikë të udhëtojnë për shkak të Covid-19

Udhëtarët në të gjithë botën kanë shfaqur rritjen e frikës për shkak të shpërthimit të koronavirusit, duke ndryshuar mënyrën e tyre të udhëtimit. Kjo është vënë re pas një kontrolli online me 1700 udhëtarë të disa prej linjave më të mëdha të udhëtimit nëpër botë. Industria e fluturimeve po përjeton humbje drastike pasi ndalimet e udhëtimeve janë vënë në zbatim, avionët nuk po kryejnë fluturimet e duhura duke krijuar humbje të mëdha.

Rreth 72 për qind janë “më tepër të shqetësuar për udhëtimet” për shkak të koronavirusit, ndërsa gati gjysma e të anketuarve (42%) të cilët kanë prenotuar udhëtimet për gati 6 ose 12 javët e ardhshme, tashmë i kanë ndaluar planet ose janë duke menduar t’i ndërpresin nga frika e koronavirusit.

Meqenëse deri tani nuk dihet akoma si do të shkojë puna e virusit, shumë prej udhëtarëve janë të merakosur. 70 për qind e tyre theksojnë se “janë duke parë situatën si do të shkojë përpara vendosjes për udhëtimet e tyre në verë”. Vetëm 30 për qind deklarojnë se “do të udhëtojnë në vendin e tyre dhe nuk do të dalin jashtë vendit”.

Rreth 70 për qind deklarojnë se “ndalimet e udhëtimeve janë efektive në ndalimin e përhapjes së koronavirusit”. Azia është rajoni ku pjesa më e madhe (91.7%) nuk duan të udhëtojnë, ndjekur nga Europa dhe Lindja e Mesme. Mbi 52 për qind, përgjigjen se nuk do të rezervojnë një udhëtim për gjatë 6 ose 12 javëve të ardhshme dhe 81 për qind deklarojnë se nuk do të udhëtojnë me anije. Rreth 40 për qind e përgjigjeve që vijnë janë se “ata janë ekstremisht të frikësuar në lidhje me përhapjen e koronavirusit në çdo vend”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet