Si të shpenzoni një fundjavë në qytetin skocez, ja disa ide

Edinburg, kryeqyteti i Skocisë, është veçanërisht tërheqës në kohën e Krishtlindjeve. Kështu ne ju japim disa ide se si të shpenzoni një fundjavë të këndshme në prag festash.

Pse duhet të shkoni tani?

Edinburg në prag krishtindjesh është një qytet mjaft i vecantë, në sajë zbukurimeve të shumta festive apo patinazhit. Festimet janë të shumta, duke nisur me fishekzjarret, muzikë live dhe për ata që janë të guximshëm të hidhen në lumë. Kjo është një festë tradicionale që që përkon me datën 2 janar. Edinburg është ndërtuar në shtatë kodra, dhe është ndarë në rrugët dredha-dredha të qytetit të vjetër mesjetar dhe arkitekturës gjeorgjiane të qytetit të ri. Më e famshme në në qytet është Kalaja e Edinburghut.

Ngjituni në majën e qytetit, do t’ju lejojë të shikoni të gjithë pamjen mahnitëse. Ushqimet më të mira janë ato të detit. Karakteristike për qytetin me shije të mrekullueshme. Mos harroni: bëni shumë pazare. Do të gjeni larmishmëri sendesh tradicionale. Tregjet duken mjaft të bukura të shoqëruara nga zbukurimet e kuqe të festive. Bëni aperitiv. Pasditet në Skoci do t’ju ngelin në mendje. Zgjidhni baret më të njohura të qytetit. Vendasit do t’ju ndihmojnë ti gjeni ato. Të djelat sjellin një traditë të këndshme. Një shtëpizë e vogël ku tregton ëmbëlsira dhe djathra hapet gjithmonë ditën para krishtlindjeve. Kështu ushqimet për darkën e krishtindjeve do të dini se ku ti gjeni. Për qëndrimin tuaj ju keni dy mudnësi zgjedhjeje: shtëpitë tradicionale apo hotelet luksoze. Një gjë është e sigurt çfarëd zgjedhje që të bëni, çmimet janë vërtet të leverdisshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet