Të kalosh natën në New York, ja 10 hotelet më ekonomikë dhe të bukur

Të gjithë ne njohim pjesën e shtrenjtë të New Yorkut por në fakt atje ekzistojnë edhe hotele të lira, ku mund t’ja kaloni bukur. Ja një klasifikim i dhjetë hoteleve ekonomikë që sugjerojnë turistët:

Ace Hotel

Ky hotel ndodhet në qëndër të qytetit mes 5 Avenue dhe Broadway. Aty ju mund të gjeni tavolina të mëdha të ngurta druri, dhoma të mbushura me detaje të së kaluarës. Muret e tij janë tëmbushura me vepra arti, ndërkohë që brenda ndodhet edhe një dyqan ku shiten sende të vogla, të stluara shkëlqyeshëm.

Bowery House

Boëery House është më shumë se një hotel. E vendosur mes Nolita dhe Lower east side, kjo ndërtesë u rikonfigurua në vitet ’40, për të pritur ushtarët e kthyer nga lufta. Ata qëndronin aty disa ditë për tu larguar përsëri. Në hotel ndodhet një muze i çuditshëm ku ju mundtë flini ose të shijoni pijet e vendosura në tavan.

Union Hotel

Ky hotel ndodhet në lagjen Brooklyn mbi lumin East. Kjo ndërtesë elegante me tulla, e përshtatur sipas stilittë kësaj lagjeje, ka në brendësi dhoma të mëdha, të pastra, të zbukuruara me kujdes. Çmimet këtu ndryshojnë sipas madhësisë së krevatit.

NU Hotel Brooklyn

Për të shpjeguar të githa detajet e këtij hoteli do të duhet një javë thuajse. Kudo ka vepra të artistëve të mëdhenj, ndërkohë që tek bari ju mund të shijoni mëngjese të bollshme. Hoteli ka vendosur nga një i-Pad për vizitorët gjithashtu në dhomë ndodhen edhe lëkundëse.

The Pod

Pod në anglisht do të thotë kapsulë, një hapësirë e vogël ku çdo gjë është në vendin e vet, në mënyrë të organizuar. Nuk kishte emërtim më të mirë për këtë hotel, i cili ndodhet në Manhatan.

Në dhomat e këtij hoteli ka krevate dyshe, banja private, krevate marinari, të gjitha të vendosura në mënyrë të rregullt dhe elegante.

Henry Norman Hotel

Ky hotel ndodhet në very të Brooklyn. Ai do t’ju mirpëresë me atmosferën e tij komode, të krijuar nga dyshemetë e ngrohta të drurit, dhomat e ndritshme, kolltuqe dhe komodina të një cilësie të mirë. Gjithashtu në katin e fundit ndodhet edhe një tarracë aventureske, ku mund të shihni tërë Manhatanin.

Carlton Arms Hotel

Ky hotel është si një kala e madhe, e cila ka rezistuar ëpr 100 vjet. Hyrja këtu është si të futesh brenda korrnizave të një pikturë. Ai përmban 54 dhoma, korridore, banjo, të mbushura me piktura të artistëve nga e gjithë bota. Natyrisht, nuk është ambient luksi por nuk mund të themi se mungon kreativiteti.

The Gershwin

Mbetemi sërish në qëndër por spostohemi në veri të parkut Madison Square. Në çdo ambient të këtij hoteli ju do të jeni i shoqëruar nga muzika. Gjithashtu ambientet brenda janë të veshura me objekte decorative dhe të kënaqshme për syrin e njeriut.

Harlem Flophouse

Ky hotel do t’ju japë mundësinë të përjetoni një përvojë unike. Ai është ndërtuar në vitet 1800 dhe në vitet ’20, ka qënë vendtakimi për muzikantë e xhazit, poetët dhe artistë të ndryshëm. Pronari është përpjekur shumë të ruajë atmosferën origjinale. Dyshemeja e Harlem Flop House, është e përbërë prej druri, ndërkohë që i gjithë dekori paraqet një stil bohemian.

The Jane

Lista mbyllet nga një thesar i vërtetë. Ky është Jane Hotel, i vendosur mes Chelsea dhe Greenëich village., vetëm disa blloqe nga lumi Hudson. Ky hotel ka lindur në fund të shekullit të kaluar dhe ka qënë i destinuar për marinarë. Në vitin 1912, të mbyturit e Titanikut qëndruan aty dhe vite më vonë ky hotel u bë qëndër kulture për qytetin. Edhe sot e kësaj dite, Jane Hotel ruan atmosferën retro.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet