Të ngjitësh alpet e zvicrës, tashmë shumë më tepër burokraci

Duke nisur nga pranvera e vitit të ardhshëm, malet zviceriane do të jenë shumë më të vështira për t’u arritur. Jo për shkak të vështirësisë së relievit, por për shkak të burokracive. Këshilli Federal, dëshiron të aplikojë rregulla më të forta për guidat alpine për vendet që vijne nga Bashkimi Europian.

Në përgjithësi, të gjitha guidat turistike dhe alpinistët, duhet të kërkojnë autorizimin e autoriteteve kompetente për të çuar klientët në malet e vendit, qoftë edhe për një ditë të vetme. Rregulli i deritanishëm parashikonte lejën e vizitës deri në 10 ditë.

Lajmi në fjalë ka shkaktuar shumë reagime nga shoqatat e kategorizuara nga vendet kufitare, të cilat kërkojnë mos aprovimin e këtij ligji, duke deklaruar se shpesh itineraret e udhëtimeve vendosen në momentin e fundit. Nga ana e tyre guidat zviceriane përqafojnë reformën, jo sepse shkurton rrugën e konkurrencës së pandershme, por sipas tyre më tepër kontrolle do të thotë më tepër siguri për alpinistët dhe ekskursionistët.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet