Udhëtmet në 2018, ja qytetet që duhet të vizitoni patjetër

Nëse për disa është ende herët për të nisur planifikimet për udhëtimet jashtë për vitin që vjen, ne nuk mendojmë aspak kështu. Për t’iu ardhur në ndihmë nëse jeni në dilemë kë vend të vizitoni fillimisht, lexoni një listë me 5 qytetet e botës që duhet t’i vizitoni patjetër në 2018. Si më të prefeferuar sugjeruar nga agjencitë e huaja turistike, vendin e parë e mban Talini në Estoni, vendin e dytë New York dhe vendin e tretë Amsterdami.

1. Tallin, Estoni

Talin është destinacioni i përsosur për të filluar vitin e ri. Ne ju sugjerojmë ti kaloni festat ne Estoni, dhe një kombinim i përsosur do të ishte edhe një udhëtim i shkurtër në Helsinki, i cili është vetëm 2 orë larg me target.

2. New York

Ky qytet kaq i dashur për të gjithë është po kaq i bukur edhe në verë edhe në dimër. Kështu, nëse po planifikoni udhëtime, kjo zgjedhja është perfekte.

3. Amsterdami

Amsterdami është bërë qendër e hoteleve luksoze dhe restoranteve të shkëlqyeshme, kështu nëse jeni cift, ky qytet është zgjedhja e duhur për tu dëfryer dhe kënaqur në maksimum.

4. Bukuresht

Kohët e fundit është vërejtur një ngritje prej 26% të turistëve që vizitojnë kryeqytetin rumun ë Bukureshtit. Vizitorët do të mund të shijojnë një kafe fantastike, të shikojnë muze interesante apo disa kështjella që konsiderohen si më të bukurat në botë. Liqeni Balea dhe mallet të mbuluara me borë, Bukuresti është destinacioni i duhur për një udhëtim festiv.

5. Dubai

I fundit në listë por jo më pak i rëndësishëm është Dubai. Nëse jeni të mërzitur me dimrin dhe ju mungon dielli i nxehtë i verës, shkoni të shijoni plazhet mbreslënëse në Dubai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet