Vendimi i qeverisë: liçensë pa afat për agjencitë turistike

Liçensat e agjencive te udhëtimit dhe operatorëve turistikë do të jenë pa afat. Kjo erdhi pas miratimit nga ana e qeverisë, në fund të muajit Nëntor, një shtesë në vendimin 'për liçensat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet QKL', përmes së cilit rregullohet veprimtaria e agjencive të udhëtimit dhe operatorëve turistik. Së bashku me vendimin shoqërohet dhe një listë me dokumentet përkatëse. Data e fillimit të liçencimit është nga hyrja në fuqi e këtij vendimi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ministria e zhvillimit ekonomik, turizmit tregtisë dhe sipërmarrjes parashikon që zbatimi i ligjit të ri të turizmit të nisë në vitin 2017.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet