Zbulohen gjashtë vullkane të reja në Siçili

Bregu i detit që rrethon Italinë ende ka shumë surpriza.

”Kjo demonstrohet nga zbulimi i gjashtë vullkaneve ‘nëndetëse’, disa kilometra nga brigjet e jug-perëndimit të Siçilisë, midis Mazara del Valos dhe Shiakas”, bën të ditur Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale, gjatë dy operacioneve kërkimore në bordin e anijes ”Ogs Explora”.

Studimi, i botuar në revistën ”Marine Geology”, konfirmoi hipotezat e mëparshme mbi praninë e tre vullkaneve dhe identifikoi për herë të parë edhe tre të tjerë, një prej të cilëve është vetëm shtatë kilometra larg bregdetit.

Falë hartave të detit me rezolucion të lartë dhe sondazheve sizmike dhe magnetike, studiuesit kanë rikonstruktuar në detaje morfologjinë e detit duke zbuluar gjashtë vullkanet.

Vullkani më i afërt me brigjet, i quajtur Actea, ka një morfologji komplekse dhe tregon një rrjedhë të madhe lavash që shtrihet për mbi katër kilometra.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet