Zbuloni thesarin e arkipelagut të Bahamasit në ishujt Karaibe

Gara e ngrënies së shalqinjve është një festival tradicional në ishullin Grand Bahama në Karaibe. Grand Bahama është një parajsë tropikale vetëm 100 milje nga Miami. Deti, muzika dhe natyra që ofron ky destinacion, tërheq shumë turistë nga e gjithë bota. Bahamasi është një arkipelag i përbërë nga 700 ishuj të vegjël. Në të ofrohet një gamë e gjërë atraksionesh të ndryshme.

Piratët ishin banorët e parë të këtyre ishujve. Mes shekujve 17 dhe 18, ishujt midis Floridas dhe Kubës ishin streha e preferuar për piratët. Aktiviteti kryesor në ditët e sotme në këto është turizmi. Gjithashtu këtu ndodhen edhe vilat luksoze të shumë vipave të njohur.

Të ecësh në plazhet e Bahamasit është një mrekulli më vete. Deti është fantastik dhe ofron aktivitete të ndryshme si xhirot me kanoe apo flutrimet në ajër. Ky është fshati më i bukur nënujor, ku mundtë përjetoni zhytje sëbashku me peshkaqenët.

Barriera e koraleve është shumë e pasur. Ju mund të shihni aty breshka dhe delfinë. Gjithashtu Bahamasi është i njohur për gastronominë, që nga frutat tropikale deri tek prodhimet e detit. Gjithashtu në këtë vend zhvillohen edhe ballo me maska, si dhe aktivitete muzikore të ndryshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. alban skenderaj  e Martë 20 Dhjetor, 2016

    se besoj qe eshte e vertete per thesarin por prap se prap e kishit trilluar mire hahahahahahahhahahahhaahahahahhahahahahahaahaahhhaaaaahahahahah